Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Paleo Faliro në Atikë mbrëmjen e së martës.
Policia greke ka mbërritur në vendngjarje pasi është njoftuar për ngjarjen. Sipas raportimeve, një grua 26-vjeçare nga Shqipëria, së bashku me vëllain e saj 20-vjeçar dhe një grek 30-vjeçar që po udhëtonte në një makinë, janë qëlluar me armë zjarri nga një shtetas shqiptar 36-vjeçar, ish-partneri i vajzës.
36-vjeçari dyshohet se i ka zënë pritë vajzës dhe kur ajo ka mbërritur në vendngjarje ka zbritur nga makina dhe e ka sulmuar.
Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë 9 gamë.
Autoritetet po kryejnë hetimet për identifikimin e autorit.