Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Palasë në jug të vendit gjatë koncertit të këngëtarit grek Konstantinos Argiros. Në konflikt sikur shikohet nga pamjet janë përfshirë disa persona. Përveç grushteve dhe shqelmave janë përdorur gjithashtu dhe sende të forta. Në pamje duket një person që bie në tokë dhe disa të tjerë i shkojnë për ndihmë.
‘Kape kape, ujë ujë ujë’ dëgjohen thirrjet për ndihmë. Policia bën me dije se një 42-vjeçar është goditur me sende të forta nga dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci 49-vjeç, banues në Durrës.
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia.