1 ton kokainë është kapur e fshehur në mënyrë të pazakontë në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca. Sipas ekspertëve, trafikantët e kishin fshehur drogën duke e futur në lëkurën e lopëve dhe sipas mediave vendase ndryshe sa jemi mësuar të dëgjojmë për bananet, droga është zbuluar në një kontejner që kishte lëkurë gjedhi për eksport.
Policët identifikuan një kontejner që kishte mospërputhje në vula dhe gati për t’u dërguar në Evropë. Më pas, qentë e Policisë, të trajnuar në port, kanë alarmuar për disa parregullsi në lëkurë, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e autoriteteve.
Kokaina ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës dhe me sa duket nuk binte në sy. Brenda këtyre fletëve autoritetet gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës. Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari, ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali.
/Priza.al/