Një person ka rënë në prangat e policisë së Krujës pai u kap me 30 kg kanabis.
Burime bëjnë me dije se droga është kapur në banesën e Elgan Martinit. Sipas informacioneve mësohet se sasia e lëndës narkotike ka qenë në proces tharjeje, ndërsa një pjesë e saj ishte ndarë në doza gati për shitje.
Pas kostatimit të drogës, policia bëri të mundur arrestimin e Martinit, ndaj të cilit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.