Kapen 44 persona që tentuan të futen në Mbetërinë e Bashkuar

Rreth 44 emigrantë janë sjellë në breg në Mbretërinë e Bashkuar, në kalimin e parë me varka të vogla të vitit të ri. Emigrantët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.

Autoritetet franceze thonë se dy varka të tjera me 80 emigrantë u futën në vështirësi në Kanal të hënën dhe u kthyen në Calais.

Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 njerëzve ia dolën të bënin këtë udhëtim, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 2018, shkruan BBC. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.

Qeveria ka njoftuar një sërë masash në 12 muajt e fundit për të trajtuar çështjen e emigrantëve në varka të vogla që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë Kanalit Anglez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *