Rreth 500 mijë euro të padeklaruara janë kapur në një autobus që vinte nga Italia në portin e Durrësit ditën e sotme.
Autobuzi po vinte nga Bari i Italisë, teksa sasia e parave ishte fshehin në tavanin e tij, pranë kondicionerit.
Mësohet se paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri gjatë kontrollit, teksa operacioni është në vijim dhe po ashtu edhe numërimi i sasisë së valutës. Deri më tani dyshohet për një sasi rreth 500 mijë €, por nuk dihet ende shuma e saktë.
Ndërkohë, bëhet me dije se është ndaluar shoferi i autobusit. Operacioni është kryer nga Policia dhe Dogana e Durrësit.