Kapen 55 kg marihuanë pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni nga policia greke në Follorinë dhe Edesa. Në Follorine është ndaluar një mjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 50 pako me 55 kg e 649 gram marijuanë dhe u arrestua shoferi, grek 53 vjeç.
Në Edesa është ndaluar një mjet tjetër që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit, grek 48 vjeç. Janë sekuestruar dhe 1 celular, 1 kartë SIM dhe 122 euro.