Kapen afro 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit, pranga dy persona

Një sasi prej 1950 kg medikamentesh kontrabandë janë kapur dhe sekuestruar në portin e Durrësit.

Autoritetet doganore ushtruan kontroll në një mjet, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi ilaçesh, më saktësisht 8793 kuti me medikamente të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë së shtetit, në pranga janë vendosur shtetasit me iniciale A.B. dhe A.P. Mësohet se vlera totale e medikamenteve kapte shifrën e 119 mijë eurove.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit,  kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare, në portin e Durrësit.

Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *