Garda Civile ka çmontuar këtë dy javët e para të majit një organizatë kriminale, e cila marrej me kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në Castellón dhe Tarragona (ndër provincat e tjera). Nga aksioni, gjithsej në pranga përfunduan 31 persona. Sipas mediave spanjolle, organizata e zhvilloi aktivitetin e saj në Komunitetin Valencias dhe arrestimet janë bërë në Castellón (17 persona përfunduan në pranga), Tarragona (9), Valencia (2), Navarra (2) dhe Barcelonë (1). Gjatë operacionit “Masías” janë ushtruar kontrolle në 21 shtëpi: 15 në Castellón, 5 në Tarragona dhe 1 në Valencia.
Po kështu, janë sekuestruar mbi 5 mijë euro, një pistoletë, dokumente, automjete, pajisje elektronike, etj. Hetuesit vlerësojnë se vetëm në periudhën e hetuar marihuana që do të ishte trafikuar nga kjo organizatë kriminale mund të kapte vlerën e tregut prej një milion eurosh, ndërsa për energjinë elektrike rezulton të jenë vjedhur 750 mijë euro.
Hetimi filloi në vitin 2022 kur u zbulua vendbanimi i një grupi shqiptarësh në qytetin Oropesa del Mar (Castellón). Agjentët verifikuan se asnjë nga shqiptarët nuk kryente asnjë aktivitet edhe pse hiqeshin si agjent imobilar. Më pas, hetuesit zbuluan se më shumë se 31 anëtarë të organizatës kriminale të cilët nën drejtimin e një çifti shqiptar kryenin funksione në mënyrë të organizuar dhe hierarkike në detyra të ndryshme si rekrutues, ndërmjetësues, , drejtues dhe kujdestarë të plantacioneve.
Ndaj marrja e informacioneve ka qenë “shumë komplekse” duke pasur parasysh natyrën e organizatës kriminale. Megjithatë hetimi ende vazhdon nuk përjashtohen arrestime të tjera.