Kapen me mallra kontrabandë në vlerën mbi 1 milion lekë, në pranga 2 persona në Lezhë

Dy shtetash ranë në prangat e policisë ditën e sotme në Lezhë pasi  mësohet se atyre u janë sekuestruar mallra  dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë kontrabandë me vlerë 1 250 000 lekë

Shtetasit e identifikuar si – A. D., 35 vjeç dhe – A. K., 38 vjeç banues në Kukës tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Sekuestrohen mallra të kontrabanduara, me vlerë 1 250 000 lekë të rinj, që do të shiteshin online. Finalizohet operacioni policor i koduar “Online”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Goditen 2 raste të tentativës për tregtim të mallrave të kontrabanduara. U kapën duke transportuar me furgonët përkatës, mallra të ndryshëm të kontrabanduara, me vlerë totale rreth 1 250 000 lekë të rinj, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara që dyshohet se po transportoheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen e tyre online. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;

– A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot – Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.

Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *