“Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë”/ Topalli ‘godet’ Bashën dhe mbron Berishën pas nxjerrjes nga grupi parlamentar

Ish-kryetarja e Kuvendit në kohën e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar në mënyrë të shpejtë menjëherë pas vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha  për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli shkruan se kreu i PD-së punon kundër interesave kombëtare, në veçanti kundër Partisë Demokratike. Topalli iu bën thirrje demokratëve që ta largojnë Bashën nga partia, ndërsa thekson se nga ky vendimi i marrë ditën e sotme nga kryedemokrati i kujton diktatorin që udhëhiqte vendin tonë, Enver Hoxhën.

Statusi i Jozefina Topallit:

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *