Kapet 1 ton marijuanë, reagon ministri i Brendshëm: Nuk ka kompromis

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestruan 992 kg marijuanë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çuçi shkruan se ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmi për të goditur krimin e organizuar.

Sakaq shton se policia e Shtetit ka krijuar siguri në jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *