Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i është gjetur kanabis në banesë.
Shtetasi me iniciale D. H., banues në Lushnjë akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftmi i Policisë:
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në fshatin Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, cannabis sattiva.