Një burrë i cili u kap nga kamera duke rrahur qenin e tij ka marrë si dënim 25 vjet burg.
Një gjykatë në San Antonio, Teksas ka dhënë një dënim të madh me 25 vjet burg pas hekurave për burrin pasi pamjet video tregonin se ai lëndonte qenin e tij.
Ai është parë duke e goditur qenin me grushte, si dhe duke e goditur me një copë dru, ndërkohë që e mbyste dhe e shkelmonte.
Hetuesit nga Animal Care Services thonë se Fonesca po ndëshkonte qenin e tij që arriti të dilte nga oborri.
Videoja e sulmit është marrë nga një i panjohur i cili po kalonte aty dhe ka pikasur duke rrahur qenin e tij.