Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot sekuestrimin e 492 kilogramëve kokainë në kontrollet e kryera në kufirin me Bjellorusinë. Oficerët e FSB-së gjetën 116 pako kokainë gjatë kontrollit të një kamioni në rajonin e Smolenskut.
Gjatë hetimit, dolën prova se një ngarkesë e dytë droge ishte rrugës. Informacioni u konfirmua pasi në një nga kontrollet që pasoi, u gjetën 373 pako me kokainë të fshehura në një automjet.
Droga vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Poloni, ndërsa në pranga ka përfunduar vetë shoferi