Një 25-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Mësohet se shtetasit me iniciale E. Ç., gjatë kontrollit nga policia i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.