Këtë të hënë është kapur një sasi e konsiderueshme droge në portin detar të Durrësit.
Mësohet se është sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë, kjo e fundit e gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.
Sakaq, anija ka qenë duke transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit, ku në të gdhirë në bord është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës.
Ndërkohë, puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.