Kapet mbi 70 kg lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 34-vjeçari

Mbi 74 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Mediat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kostur.

Sakaq, mësohet se janë kapur në kufirin e gjelbër 4 çanta që përmbanin 70 pako me 74 kg 370 gram marijuanë.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe 200 euro.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *