Kapet me drogë brenda një parkingu, pranga shqiptarit në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi u kap mat duke shpërndarë lëndë narkotike në një parking. Sipas mediave italiane, Karabinierët e Lucca kanë arrestuar një shqiptar 33-vjeçar, banues në Piza, për trafik droge. Shqiptari i paidentifikuar me emër, i cili ndiqej nga ushtarakët, është bllokuar në një parking në Sant’Alessio teksa po përgatitej t’i jepte 165 gramë kokainë një personi, i cili u arratis kur mbërriti Policia.

Policia pas sekuestrimit të drogës që kishte e vete, zhvilloi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti 60 gr lëndë narkotike mbi 7000 mijë euro dhe mjete të terja të nevojshme për paketimin e drogës.

Ndërkohë 33-vjeçari ndodhet në paraburgim, duke pritur masën e dënimit nga drejtësia italiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *