Kapet me drogë dhe vaj hashashi në makinë ish-efektivi i policisë në Kuçovë

Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë pak minuta më parë në qytetin e Kuçovës.

Gazetarja Eneida Petova raporton se 49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij, tip “Ford”.

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *