Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi ku pas një kontrolli policia i ka gjetur kokainë të fshehur në banesë.
Mediat greke raportojnë se policia e Heraklion në bazë të informacioneve në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe i kanë gjetur dhe sekuestruar 38 doza kokaine, 17 gram në total.
Shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pelushi, por duket se ideja e tij nuk ka rezultuar sipas planit.