Kapet me patentë false me emrin “Boris Johnson”, arrestohet shoferi në Holandë

Si e gjeti veten Boris Johnson duke drejtuar automjetin i dehur në Holandë?

Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur me makinë një shtyllë dritash pranë Groningenit.

Personi që drejtonte makinën kishte një patentë false ukrainase në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij. Megjithatë, patenta ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte në 3000.

Autori 35-vjeçar nuk ka treguar identitetin e tij dhe ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Policia e arrestoi dhe gjatë kontrollit i gjeti patentën.

“Fatkeqësisht për të, ne nuk e kemi “ngrënë” falsifikimin e tij”, shkruan policia në Instagram. Licenca e rreme është marrë në Ukrainë dhe çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *