Kapet në flagrancë 47-vjeçari, po kultivonte kanabis në Mirditë

Policia ka arrestuar sot një 47-vjeçar në Mirditë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë shtetasi Nikë Gjini. Me anë të një njoftimi për mediat, policia bën me dije se ai u arrestua pas një hetimi 3-javor.

Ai u kap në flagrancë duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar se nëse ka autorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 3-javor.Vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gziq, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:-N. Gj., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *