Kapet peng 31-vjeçari në Durrës/ Arrestohet një nga autorët, në kërkim dy të tjerë

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë mbajtur peng një 31 vjeçar.

Policia bën me dije se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrit kanë mbajtur peng 31-vjeçarin me iniciale M.Y. me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.

Ndër të tjera bëhet me dije se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi me iniciale D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *