Kapet ‘ushtria’ e Gjergj Cukalit, ‘vrasësi me pagesë’ tradhton grupin

“Velo” është pseudonimi i personit që me sa duket ka ‘tradhtuar’ edhe gjithë grupin e personave që u gjetën me një arsenal armësh. Armët e kalibrave më të sofistikuar, aq sa për t`i patur zili edhe vetë policia janë sekuestruar në disa baza, por kryesorja ka qenë banesa e nipit të Nehat Kullës. Po ashtu me armët dhe prangosjen e tre personave policia pretendon se ka mundur të godasë një prej grupeve më të fuqishme që kanë operuar në Tiranë. “Velo” pas të cilit fshihet emri i Enver Jamakut është personi i arrestuar si vrasës me pagesë për llogari të Gjegj Cukalit. Ai ka tentuar të vrasë me minë të telekomanduar Gjon Menën kundrejt shumës prej 30 mije eurosh, shumë që sipas tij ia ka dhënë Cukali.

Jamaku është zbërthyer para prokurorisë dhe ka dhënë detaje për një mori ngjarjesh të cilat duket se mbajnë vulën e Cukalit dhe të një prej personave më të kërkuar në vend, Sokol Gjura! Autorësinë e tyre e mbajnë atentate të bujshme deri edhe ish-oficerë të policisë së shtetit. Gjergj Cukali është arrestuar disa herë por ka mundur të dalë i pafajshëm derisa në skenë doli dëshmia e “Velos”.

Në bazë të saj policia veproi dhe e solli në pranga Cukalin në fillim të marsit duke e vënë nën akuzën e pjesëmarrjes në një ngjarje dhe më pas e përballën me dëshminë e Enver Jamakut. Bashkë me kushëririn e tij Edmondin, Enveri është arrestuar në sajë në shkurtin e këtij viti pikërisht për atentatin që ndodhi në Kamzë ndaj Menës, atentat nga i cili shënjestra mori vetëm plagë në këmbën e majtë.

Operacioni
Pas një sërë të dhënash që janë verifikuar është bërë e mundur të hidhet dritë mbi një bazë të fuqishme armatimi që gjendej diku në periferi të Tiranës. Sigurisht që grupet kriminale që veprojnë në një territor të caktuar e gjejnë gjuhën e përbashkët. Me sa duket dinastia “Kulla” vijon të sundojë në Tiranë edhe pse themeluesit kanë ndërruar jetë. Por është pinjolli Akil Kulla i cili duket se bashkë me kushëririn e tij do të vijojnë të jenë pararojë në kryeqytet bashkë me grupet që sundojnë prej më shumë se dy dekadash Tiranë.

Në pranga janë vënë Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa. Në kërkim është nipi i Nehat Kullës dhe Sokol Gjura një prej emrave më të spikatur të botës së krimit në Tiranë, bashkëpunëtor i njohur i Cukalit dhe autor i dyshuar e një sërë atentatesh me mina të telekomanduara në Tiranë. Bashkë me dy të kërkuarit dhe tre të arrestuarit, numri i personave shkon në 10 persona. Përfshirë edhe kushërinjtë Jamaku dhe Gjergj Cukalin që tashmë është në pranga!

Grupi
Paris Prenga i arrestuar sot
Flor Abazi i arrestuar sot
Bledar Deda i arrestuar sot
Bujar Jaupi i arrestuar sot
Arben Sufa i arrestuar sot
Edmond Jamaku i arrestuar në shkurt
Enver Jamaku i arrestuar në shkurt
Gjergj Cukalin i arrestuar në mars
Sokol Gjura në kërkim
Akil Kulla në kërkim

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *