Me kalimin e viteve, lëkura e humb elasticitetin duke u bërë madje dhe me vena të dukshme. Ky proces, i gjithi normal, vjen nga një nivel më i thellë, që përfshin venat poshtë lëkurës, të cilat zgjerohen e më pas dalin në sipërfaqe.
Këto vena të identifikuara ndryshe si “Vena merimangë ” janë të vogla, të degëzuara, me ngjyrë të kuqe, vjollcë ose blu, dhe përgjithësisht të shpërndara, duke imituar rrjetën e merimangës apo degëzimin e një peme.
Ekspozimi në dritën e diellit i shkakton rrjetit të dendur të kapilarëve nën lëkurë humbjen e tonit të tyre të ngjyrës dhe për shkak të ndërrimit të vazhdueshëm të periudhave të relaksimit dhe tkurrjeve, enët e gjakut zgjerohen dhe bëhen shumë të dukshme.
Bëhet fjalë për një kusht të zakonshëm, sidomos tek individët, të cilët kanë një lëkurë më të bardhë, të cilët kanë një nivel më të ulët të melaninës në krahasim me personat më ezmerë, që posedojnë një “armë” më të fortë kundër rrezeve ultraviolet.
Një zgjidhje për të eliminuar këto vena ofrohet nga një lloj makinerie e quajtur Nordlys, e cila i ndihmon pacientët për një trajtim të bazuar në teknologjinë lazer me dritë pulsuese, perfekte për zonat delikate si për shembull, fytyra.