Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka komentuar operacionin ndërkombëtar që çoi në kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës, me origjinë nga Brazili.
Ambasadorja Kim, thotë se, kapja e kokainës është rezultat i bashkëpunimit të fortë mes SHBA-ve, Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ajo vlerëson rolin e SPAK-ut dhe Policisë Shqiptare, si të rëndësishëm në sulmin kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës e krimit të organizuar.
Statusi i plotë i Ambasadores Yuri Kim
“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SHBA, Italisë, Shqipërisë, Kosovës. SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, DEA, luajtën një rol të rëndësishëm në këtë sulm kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”.
/Priza.al/