Fundjava që do lemë pas, është karakterizuar me temperature të larta verore.
Por mesa duket e hëna pritet të sjellë një ndryshim drastik të motit. Konkretisht sipas sinoptikanëve më 23 maji, pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vranësirat do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të mesditës vranësirat do të rriten duke sjellë reshje shiu, stuhi në disa zona por edhe breshër lokal.
Sakaq, temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 25 gradë celsius. Pavarësisht tekave të motit gjatë ditës së nesërme, e mërkura do rikthehet me temperaturat të larta e motin me diell.