Policia kufitare e Kapshticës ka gjetur dhe sekuestruar 118 kilogramë lëndë narkotike tip marijuanë. Kjo sasi ishte fshehur në një mjet tip rulot, me targa rumune.
Burime për Priza.al bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas rumun.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.