Ajo nuk ka një mentalitet shqiptareje (me atë që lidhem, me atë fejohem, me atë martohem) dhe si e tillë e ka mbyllur kështu… edhe këtë kapitull me të dashurin e radhës.
Po flasim për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila duket se i ka dhënë fund një lidhjeje 2-vjeçare me të dashurin Anwar Hadid.
Ata thuhet se janë ndarë para pushimeve. Ndarja u konfirmua nga “Us Weekly”. Ky lajm vjen pas spekulimeve në rritje në mediat sociale se Dua dhe Anwar po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.
Burimi tha se “çifti hodhi idenë për të vënë frenat në romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh nga partneri herë pas here është e vështirë.”
Dua dhe Anwar u lidhën për herë të parë në vitin 2019 dhe kaluan pjesën më të madhe të karantinës në vitin 2020 së bashku me familjen e Anwar-it në fermën e tyre në Pensilvani.
Dua foli për mbajtjen e marrëdhënies “mjaft private” gjatë një interviste për Vogue britanike, duke thënë ” Ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni.
Është pak të japësh dhe të marrësh, duke u përpjekur të gjesh ekuilibrin e duhur të të qenit kaq i emocionuar dhe i dashuruar, dhe të dua ta ndaj këtë me njerëzit përreth meje, por në të njëjtën kohë dua të ruaj dhe privatësinë e lidhjes time”.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur marrëdhënien private, daljet, pushimet, deklaratat e dashurisë dhe gjithçka ndanin me njëri-tjetrin e bënë të pamundur këtë.
/Priza.al/