Kaq e vështirë qenka kjo punë? Fenomeni Basha lë me ‘hije’ kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari, Fatmir Mediu shkrihet gazi (Video)

Deputeti Agron Duka, ka mbajtur fjalën e tij këtë të martë në mbledhjen mes grupeve parlamentare për presidentin.

Duka ka folur edhe për mbledhjen e 20 firmave të nevojshme, si dhe të marrjen e një propozimi.

Më pas ai shton, se i mbetet në dorë maxhorancës për ta pranuar ose jo atë.

“Kaq e vështirë qenka kjo punë? Një process që është i qartë. Maxhoranca thotë që bën një gjysmë oferte. Sillet një popozim. A kemi zgjidhje tjetër ne? Nëse maxhoranca thoshte që në fillim që ju do e zgjidhni, sillni kandidaturat. Unë për vete mendoj që duhet të gjejmë gjuhë bashkëpunimi, do të tentoj edhe vetë personalisht të gjejmë 20 firma, të sjellim ju, them se do e digjni. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe njerëzve që të themi që raundet e tjera bëjeni vetë sepse ne s’vijmë fare.

Gjithsesi s’kemi rrugë tjetër veçse ta provojmë. Nuk ma kap truri të jetë e vështirë kjo punë. Të vijmë troç gjërave. Të jep fjalën Taulant Balla, ata e kanë ndarë mendjen. Nëse pranojnë kandidaturat tona, ta provojmë njëherë, të bëjmë një tentativë. Te 84 nuk shkon. 8 veta bëj dhe unë. Nëse do ta gjesh konsensual, kështu që mendoj se duhet të tregohemi më pragmatist”, tha Duka.

Kliko https://www.facebook.com/watch/?v=8704881499529509

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *