Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur sot në lidhje me terroristin rus Vldaislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai është i shpallur në kërkim nga autoritetet e Malit të Zi. Gjithashtu në lidhje me këtë çështje, Karamuço ka bërë edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe se kjo është e vërtetuar edhe në një raport nga qëndra e NATO-s.
“Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here që disa portale sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse. Patjetër, është përmendur në një raport kjo”, tha eksperti.