Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për një metodë të re të trafikut të kokainës. Karamuço tha se autoritetet spanjolle kanë kapur së fundmi dronë amfibë nën ujë, që mund të transportojnë deri në 80-100 kg lëndë narkotike pa u pikasur.
Eksperti hodhi dyshime se mund të mos jetë e largët dita që të përdoren edhe në vendin tonë, ndërsa theksoi se duhen marrë masa dhe të mbikëqyret bregdeti.
“Janë kapur dronë amfibë nën ujë. Nuk e shoh të largët ditën që të përdoren këto lloj dronësh, që nga Rada deri në brigjet e Qerretit
80-100 kg, pa u pikasur. Duhen përdorur mini radarët. Të merren masa që të mbikqyren jo vetëm portet, por edhe bregdeti”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Karamuço gjatë bisedës në studio u ndal edhe tek siguria në plazhe. Pak ditë më parë një gomone përplasi pushuesit në breg në Jalë dhe rasti u përsërit sot sërish në Vlorë. Eksperti tha se duhet të shtohen kontrollet siç ndodh me drejtuesit në rrugë.
“Ne i lëmë këta njerëz, pa ditur çfarë rrezikshmërie kanë. Ngjarja e Jalës, ishin në breg. Ka një mungesë të kontrollit. Duhen kontrolluar gjithë kohës, siç kontrollojmë drejtuesit e rrugës. Do të ketë të tjera nëse nuk bëhet”, u shpreh Karamuço.