Karim Benzema është një nga protagonistët e mëdhenj të ceremonisë së Topit të Artë për shkak se fitoi trofeun. Por vëmendje të madhe mori veshja që ai zgjodhi për këtë rast madhështor, që i bën homazh Tupac Shakur, një prej idhujve të mëdhenj të sulmuesit të Real Madridit.
Veshja e zgjedhur nga futbollisti francez është identike me atë të përdorur nga artisti amerikan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore: Një kostum i zi me një xhaketë dhe pantallona në ngjyrë të zezë, i shoqëruar me një papion me butona që ka të njëjtën karakteristikë. Madje Benzema zgjodhi të vendoste syze të ngjashme me ato që Tupac me një skelet të hollë, për të kompletuar veshjen e tij.
Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur postimet e tyre duke shkruar që kjo zgjedhje lidhet me respektin dhe admirimin që Benzema ka për këtë reper. Kjo nuk është hera e parë që Benzema nderon legjendën e muzikës. Futbollisti ka publikuar më herët në rrjetet sociale një imazh të Tupac me një nga miqtë e tij më të mirë. Ky publikim ndodhi në të njëjtën kohë kur Kylian Mbappé konfirmoi vazhdimësinë e tij në Paris Saint-Germain dhe nga ana tjetër refuzimin e tij për të qenë pjesë e Real Madridit.
Tupac Amaru Shakur është një nga artistët më me ndikim në historinë e repit që nga vitet 1980 dhe 1990. Ai u vra në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua disa herë gjatë qëndrimit në Las Vegas. Aludohet se ekzekutuesi i kësaj ngjarjeje fatale ishte një nga miqtë e tij më të mirë.