Ministria e Bujqësisë ka nisur shpërndarjen e karta të reja tek fermerwt me naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi, nga fondi shtesë i vënë në dispozicicion nga paketa e rezistencës sociale prej 500 milionë lekësh. Ministria parashikon që brenda muajit shtator të përfitojnë 9 mijë fermerë të tjerë, nga sa kanë përfituar deri më tani.
Në total janë afro 27 mijë fermerë në të gjithë vendin që janë kompensuar me naftë për të kryer punët bujqësore pa kosto të shstuar. Kjo mbështetje është dhënë me qëllim që të parandalohet rritja e kostove të prodhimit për produktet bujqësore dhe fermerët të nxiten që të punojnë tokën.
Subjektet përfituese të skemës mbështetëse të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilët për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe që plotësojnë disa kritere. Konkretisht fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv.
Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim,; Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line. Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 0.4 ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimet e fermerëve bëhen on line përmes e-albania./SCAN