Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur kryetaren e Bashkisë së Lushnjës, Ersielda Stefa, dhe sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Geraldina Prodani.
Njoftimi i KAS:
????????????̈ ??????? ??̈ ????????? ? ???????? ??̈ ????̈? ? ???? ????, ??? ?????? ????????? ??????????????
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kandidates për kryetar bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë, zj. Eriselda Sefa në vlerën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 1, datë 23.05.2022 të KShZ dhe vendosjen e sanksionit administrativ të mbështetur në pikën 1 të nenit 172 të Kodit Zgjedhor në vlerën 100000 (njëqindmijë) lekë.
Gjithashtu, mbështetur në pikën 1 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor, KAS vendosi sanksionin administrativ ndaj Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj. Gelardina Prodani në vlerën 25000 (njëzet e pesëmijë) lekë dhe mbështetur në pikën 2 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor vendosi sanksionin administrativ ndaj Drejtorit të Spitalit Ïhsan Çabej” Lushnje, z. Perin Vogli në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë.
KAS vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zj. Ogerta Manastirliu.
#kqzshqiperi #kas