Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur 15 prej kryebashkiakëve aktualë të bashkive të cilët kanë kryer shkelje administrative duke përdorur faqen zyrtare të institucionit për fushatën e tyre të 14 majit.
Ditën e djeshme, Celibashi kishte kërkuar ndëshkimin me 30 mijë lekë gjobë të 20 kryetarëve të bashkisë dhe 8 zyrtarëve të ministrive të vendit për shkeljet e rregullave zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, KAS ka vendosur gjobitjen e 15 kryebashkiakëve aktuale me vlerën prej 100 mijë lekësh. Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur, janë njëkohësisht edhe kandidatë për të fituar një tjetër mandate në krye të bashkive respektive.
Lista e kryebashkiakëve të gjobitur:
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.