Kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmjen e sotme shtabin e tij elektoral.
Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit,ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.
Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.
“Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do ti kthehet fituesit të vërtetë,që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë,unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do ti kthehet qytetarëve. Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ”-ka thënë Maliqi