Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka konsideruar një vendim brutal atë të KAS për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet lokale. Sipas Topallit, KAS ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka thyer ligjin.
Topalli: Sot është marrë një vendim brutal kundër legjislacionit shqiptar, jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm për vendin, në lojë është pluralizmi.
KAS ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka vendosur për diçka që as Alibeaj nuk e ka kërkuar.
Vendimi ishte përtej realitetit dhe çdo zhvillimi politik në skenën shqiptare gjatë kësaj kohe. Edhe sikur të mos ekzistonte fare PD me Berishën, vetëm duke u nisur nga vendimi i Apelit dhe sot nga KAS, kush qendron vendimi i Apelit apo ai i KAS. Në bazë të kodit Zgjedhor kush ka të drejtë? Ju që caktoni kush është kryetari me çfarë baze e Statuti e caktoni? Është thyer ligj dhe Statuti.
Vendimi i sotëm është dhënë më shumë se sa kërkohej dhe ka marrë kompetencat e gjykatës dhe kompetencat e legjislativit.
Pse KAS e ka bërë këtë është gjë tjetër, hyjmë në rrafshin politik.
Vendimi është politik dhe më e rëndë se kaq. Sepse të regjistrosh një grup të ri është normale, por t’i vjedhësh emrin, vulën, kompetencë, të bësh edhe legjislatorin, kjo është ajo që s’ka ndodhur në 3 dekada. Në planin politik kjo është përpjekje për të goditur pluralizmin./Open