KAS rrëzoi ankimin e opozitës për Kuçovën, Maliqi: Nuk tunden malet nga era

Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të KAS që rrëzoi kërkesën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kuçovë dhe hapjen e kutive në disa qendra votimi.

Kandidati i opozitës për Kuçovën, Lefter Maliqi thotë se beteja do të vijojë.

“Banorë të Kuçovës që më besuat votën, që më shkruani pafund këto ditë, e kuptoj indinjatën tuaj se lufta ime ishte lufta jonë, ndaj durim se dardha e ka bishtin prapa thotë populli! Nuk tunden malet nga era! Më e mira pritet të vij! Besimplotë”, shprehet Maliqi përmes një postimi në FB.

Në një tjetër reagim, ai thotë se beteja ligjore do të vijojë, duke paralajmëruar ankim të vendimit të KAS në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas tij, vendimet e KAS dhe KQZ-së janë politike, ndërsa këto institucione ai i quan të kapura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *