KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për të vërtetuar sipas tyre vjedhjen e votave në qarkun e Elbasanit.
Lajmi është bërë i ditur nga relatori KAS për këtë seancë Elvin Lako.
‘KAS vendos të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur për marrjen e provave të tjera, por KAS e rrëzoi këtë kërkesë. Meqenëse dy anëtarët e KAS-it kërkuan të kryqëzohet si provë identifikimi elektronik, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit, por KQZ do ia vendosë në administrim palëve’, tha anëtari i KAS.
Më herët KAS dhe përfaqësuesi i PD, Marash Logu, debatuan në lidhje me marrjen shtesë të provave. Logu tha se Partia Demokratike i ka bërë institucioneve përkatëse kërkesë për prova shtesë, por sipas tij, asnjë përgjigje nuk ka ardhur.
/Priza.al/