KAS ka rrëzuar kërkesën e kreut të komanduar të Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj dhe ka regjistruar në zgjedhjet lokale kandidatin e PS-së për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Kërkesa e PD-së ishte bërë me arsyetimin se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar (GJKKO) e dënoi me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti, për fallsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.