Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e grupimit të Alibeajt për të ankimuar vendimin e KQZ-së. Ky i fundit nuk regjistroi PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit. Seanca e shqyrtimit në KAS do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.
“Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.32, në seancë publike ditën e Enjte, datë 16.03.2023, në orën 12:00” – thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi ligjor i grupimit ‘Alibeaj’, Indrit Sefa u shpreh se vendimi i djeshëm i Celibashit ishte tërësisht politik dhe i pabazuar në ligj.
“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj” – tha ai.