Legjenda e Spanjës, Iker Kasijas ka folur për finalen e Ligës së Kampioneve, dhe kë prej ekipeve mendon se do jenë në 10 qershor në Stamboll. Në një deklaratë për “DAZN”, ish portieri i Realit ka parashikuar që finalja do të jetë Real Madrid-Napoli.
“Finalja do të jetë Real Madrid-Napoli! Një rrugëtim i vështirë për të dyja ekipet. Skuadra e Spaletit do të përballet me Milanin (me të cilin humbi dje 0-4) dhe më pas me fituesin e Inter-Benfica-s. Djemtë e Ançelotit, nga ana tjetër, do të luajnë kundër Çelsit dhe më pas në ndeshjen e radhës, përballë fituesit të Bajern-Siti”, deklaroi Kasijas.