Faza e grupeve e Kupës së Botës në Katar përfundoi dhe tani është koha për të nxjerrë pesë lojtarët që kanë bërë diferencën deri më tani.
Cody Gakpo (Holandë)
Një nga emrat e parë që lind lehtësisht në mendje nga lojtarët që kanë spikatur deri tani është ai i Cody Gakpo. Anësori 23-vjeçar talentin e ka treguar para ndeshjes së Kupës së Botës. Anësori i shpejtë PSV numëron në gjysmën e parë të sezonit 24 paraqitje me 13 gola, 17 asistime dhe vazhdon me të njëjtin ritëm në Katar.
Gakpo hapi rezultatin ndaj kampionëve afrikanë Senegal në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës, gjeti sërish rrjetën kundër Ekuadorit, dhe shënoi për herë të tretë në ndeshjen e fundit të grupit kundër Katarit tashmë të eliminuar.
Lionel Messi (Argjentinë)
Shumë tifozë të futbollit në mbarë botën janë të etur për të parë Argjentinën duke ngritur Kupën e Botës në finalen e 18 dhjetorit. Jo për punën e Lionel Scalonit apo futbollin e luajtur nga lojtarët e Albiceleste, por për një lojtar. Lionel Messi.
Kapiteni i kampionëve të Amerikës së Jugut është në formë të shkëlqyer, duket i gatshëm për të udhëhequr Argjentinën në majën e botës, siç bëri Diego Armando Maradona në vitin 1986. Messi në ndeshjen e tij të parë të turneut realizoi një penallti dhe pati një lojë shumë të mirë, por nuk mundi ta shpëtonte skuadrën e tij nga një humbje shokuese ndaj Arabisë Saudite. Në “finalen” ndaj Meksikës, ai realizoi sërish, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, tmerruesi Szezny i priti një penallti. Por ai shënoi sërish dje ndaj Australisë duke shkuar në kuotën e 3 golave.
Kylian Mbappe (Francë)
Kupa e Botës 2018 ishte turneu i Kylian Mbappe dhe sulmuesi francez dëshiron ta bëjë të tijën Botërorin e Katarit. Në Rusi ai ishte “djali i madh” që jetoi dhe ndoshta i tejkaloi pritjet, por katër vjet më vonë ai është më i pjekur (edhe pse ende 23 vjeç) tani është një superstar i plotë.
Mbappe ishte kyç dhe i pazëvendësueshëm në dy ndeshjet e para të grupit. Kundër Australisë ai shënoi dhe asistoi golin historik të Olivier Giroud për të kaluar Thierry Henry si golashënuesi më i mirë i Francës. Në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës, ai realizoi dy gola.
Bruno Fernandes (Portugali)
Cristiano Ronaldo mund të jetë kapiteni dhe lideri i madh i Portugalisë, por deri tani më i mirë është dikush tjetër. Arsyeja është padyshim për Bruno Fernandes. “Maestro” i skuadrës së Fernando Santos.
Mesfushoi ka realizuar 2 gola në fazën e grupeve.
Harry Kane (Angli)
A është e mundur që Anglia të ketë shënuar nëntë gola dhe Harry Kane të mos ketë shënuar asnjë? Por po. A mund të jetë kapiteni i Tre Luanëve lojtari më i mirë i ekipit të tij kombëtar që nuk e ka gjetur ende rrjetën? Sigurisht!
Shumë mund të kishin pritur që ‘vrasësi’ i Tottenham të kishte hapur një llogari deri më tani dhe madje të ishte lart në listën e golashënuesve, por kontributi i tij është më i rëndësishëm sesa thjesht të shtyjë topin në rrjetë. Këto janë më të lehtat për Kane. Gareth Southgate i ka dhënë sulmuesit të tij një rol ‘gjithpërfshirës’ dhe ai po përgjigjet, duke krijuar hapësirë për shokët e tij të skuadrës, duke fituar disa ndërhyrje dhe duke ofruar tre asistime deri më tani. Ai krijoi dy gola në ndeshjen kundër Iranit dhe një tjetër kundër Uellsit. /abc