Katar 2022/ 9 ekipe evropiane drejt ëndrrës së madhe, Brazili do të luajë për prestigj

Pas përfundimit të fazës eliminatore në Botërorin e vitit 2022 mësohen 11 ekipet që vazhdojnë rrugën drejt ëndrrës së madhe. Kombëtarja e parë, si vendi pritës, ishte Katari, ndërsa të tjerat kalojnë në raundet kualifikuese mes Afrikës, Azisë, Evropës, Amerikës Veriore e Qendrore dhe Amerika e Jugut.

Në Oqeani, ende nuk kanë nisur kualifikueset për shkak të pandemisë, ndeshje që do të zhvillohen në mars.

Nga Evropa janë kualifikuar Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia, Spanja, Zvicra dhe Anglia. Në Amerikën e Jugut është vetëm Brazili, që ndeshjet e fundit eliminatore do t’i luajë thjesht për statistikë dhe prestigj.

Në Afrikë, Maroku, Egjipti, Mali dhe Senegali kanë kaluar në fazën e tretë, por ende nuk janë kualifikuar. Në Azi në të gjitha grupet ka garë të fortë dhe asnjë skuadër nuk e ka siguruar matematikisht.

Botërori i vitit të ardhshëm do të zhvillohet nga 22 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *