Trajneri i ekipit kombëtar të Iranit, Carlos Queiroz, është shprehur se lojtarët janë të lirë të protestojnë për të drejtat e grave, por brenda rregullave të turneut.
“Lojtarët mund të protestojnë sikur të ishin nga ndonjë vend tjetër për sa kohë që është në përputhje me rregulloret e Kupës së Botës dhe është në frymën e lojës” – Tha ai.
Aktivistja e të drejtave të agjencisë së lajmeve HRANA, raporton se të paktën 344 persona janë vrarë, ndërsa 15.280 janë arrestuar përgjatë dy muajve të fundit.
Lojtarët e Iranit mbuluan distinktivin e ekipit të tyre kombëtar gjatë dy ndeshjeve miqësore në shtator. Kjo u interpretua si një shenjë mbështetje për protestat e zhvilluara në vend.
Por përpos kësaj, ata janë kritikuar ashpër në “Tëitter” ditët e fundit për takimin me liderët iranianë para nisjes së tyre për në Doha të Katarit.
FIFA ka qenë kundër lojtarëve, skuadrave dhe tifozëve që të angazhohen në protesta dhe slogane, por në vitin e fundit ka mbajtur një qëndrim më tolerant ndaj demonstrave.