Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje.
Francezia Stephanie Frappart në fakt është caktuar për ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, ndeshje e grupit E, e cila do të luhet të enjten.
Frappart është një nga tre femrat në grupin prej 36 zyrtarësh të ndeshjeve dhe deri më tani asnjëra nuk ishte përzgjedhur si gjyqtare kryesore. Të treja kishin mbajtur rolin e gjyqtares së katërt.