Katari do të dërgojë 10 mijë kontenierë të cilët janë përdorur gjatë Kupës së Botës 2022 të zhvilluar në vend, për të siguruar strehim për të pastrehët e tëmeteve në Turqi. Vendi arab tha ato janë përdorur nga 1.4 milionë tifozë gjatë turneut më të madh të futbollit.
Fillimisht 350 kontinierë u dërguan të dielën, ndërsa të tjerat priten të dërgohen ditët në vijim. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke lënë shumë persona jashtë në mot të lagësht dhe të ftohtë.
Katari dhe vendet e tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar ndihmë në Turqi. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar 100 milionë dollarë dhe Arabia Saudite ka dërguar tetë avionë të ngarkuar me furnizime në Turqi dhe Siri.