Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, me gjithë angazhimin e madh të strukturave shtetërore.
Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova, të cilët jetonin në Gjermani.
Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadhat e asaj që duhet të ishte banesa e tyre.
Burimet bëjnë me dije se, ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës, njofton “Botasot”.
Të paktën 183 persona kanë vdekur në Gjermani deri tani, në atë që është përshkruar si përmbytja më e keqe në historinë e këtij shteti, ndërsa mijëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.
Përveç Gjermanisë, me këtë situatë po përballen edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.
/Priza.al/